E rëndë në Serbi, 8 minatorë humbin jetën në minierën e Sokobanjës

E rëndë në Serbi, 8 minatorë humbin jetën në

Tetë minatorë kanë humbur jetën dhe mbi 18 të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një grope në minierën e qymyrit “Soko” afër Sokobanjës në Serbinë lindore, ka thënë të premten Ministria e Minierës dhe Energjetikës në këtë shtet.

Lajmi është konfirmuar edhe nga  drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Aleksinac, Rodolub Zhivadinoviç, i cili ka thënë se disa qendra përreth kanë dërguar të gjitha ekipet e tyre për ndihmë, ndërsa disa nga të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Aleksinacit.

Aksidenti ka ndodhur të premten, 1 prill, rreth orës 05:00.

Zhivadinoviç tha se nuk dihet sa minatorë kanë mbetur brenda.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Aleksinac, Goran Vidiç, ka deklaruar për RTS-në se në terren janë katër ekipe shëndetësore.

Ai ka thënë se ka qenë në kontakt me udhëheqësinë e minierës dhe se 49 minatorë kanë qenë në detyrë.

Miniera e Sokos është një kompani publike për nxjerrjen nëntokësore të qymyrit.

EMISIONET