E pushuan nga puna, rikthehet në kompani dhe qëllon me armë në drejtim të punonjësve, 1 viktimë dhe 2 të plagosur në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2024, 10:36
Një ish-punonjës është rikthyer në kompaninë në Athinë ku e pushuan nga puna dhe ka qëlluar me armë.
Raportohet se nga të shtënat me armë ka 1 viktimë dhe dy të plagosur, ndërsa policia greke ka shkuar në vendngjarje.
Autori ndodhet në katin e dytë të ndërtesës, ndërsa nuk ka pranuar të vetëdorëzohet.