E përqafoi dhe iku, çfarë i tha piloti vjehrrës përpara se të pranonte se i vrau të bijën

E përqafoi dhe iku, çfarë i tha piloti vjehrrës

Vrasësi i 20-vjeçares britanike Caroline në Gryka Nera të Greqisë është bashkëshorti i saj.

Babis Anagnostopulos pranoi para hetuesve pas tetë orësh marrje në pyetje se krimin e kishte kryer ai dhe më pas sajoi grabitjen.

Babis u mor me urgjencë me helikopter në Athinë, ndërsa policia e cila kishte siguruar të gjitha provat i tha se do të jepte disa detaje si dëshmitar okular, pasi kishin arrestuar një person dhe se do ta identifikonte.

Policia e lejoi gjithashtu që sot te merrte pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga familja për Caroline.

Përpara se të largohej sot piloti 32-vjeçar i ka thënë vjehrrës së tij duke e informuar për zhvillimet e fundit se do të identifikojë një të dyshuar. 

Në pamjet e publikuara nga mediet greke, Babis shfaqet duke përqafuar nënën e Caroline.

 

EMISIONET