Dyshtetësi dhe europë? Gegaj: ''Luftë'' politike që Mali i Zi të mos futet në BE para Serbisë

Nikollë Gegaj, ish deputet në Malin e Zi në një intervistë në Ora News u shpreh se ka opinione që Mali i Zi nuk është mirë që të anëtarësohet në BE para Serbisë.

Gegaj: Janë me këmbëngulje që Mali i Zi të kalojë këtë projekt meqënëse dëshira e tyre jo vetëm diskrete, por disa prej tyre edhe haptazi dalin me opinion se Mali i Zi nuk është mirë që të anëtarësohet në BE para Serbisë.

Lufta e tyre politike dhe angazhimi i tyre është më e fortë për interesat e Serbisë se proceset e ndryshme të cilat janë në Serbi të mos ndikojnë që Serbia të jetë ai shteti i fundit i cili të pranohet në BE.

Ne për fatkeqësi kemi këtu shumë institucione shtetërore ku në vende të posacme ku e ka vendin flamuri i Malit të Zi gjendet flamuri I Serbisë.

EMISIONET