Dy fëmijët nga Ferizaj bëjnë gjestin shembullor, gjejnë para dhe i dorëzojnë në polici

Dy fëmijë nga Ferizaj kanë bërë një gjest human dhe shembullor.
Dje, rreth orës 15:00 ato kanë gjetur një shumë të caktuar parash dhe i kanë dorëzuar në polici.
Erion Domaneku 12 vjeça dhe Ergin Salihu 11 vjeç, kanë gjetur shumën e parave tek një objekt afarist përball shkollës ‘’Jeronim De Rada’’ në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj.
Ata në prezencë edhe të prindërve të tyre, menjëherë paratë e gjetura i kanë dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj, ka njoftuar policia e Ferizajt.
Sakaq është bërë dhe njoftimi për personin të cilit i kanë humbur paratë që të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato .