"Doni shami? Shkoni në Kushtetuese!" Presidentja Osmani shmang debatin për ndalimin e shamive në shkolla

"Doni shami? Shkoni në Kushtetuese!" Presidentja Osmani shmang

Pas heshtjes disa ditore për debatin e ndalimit të shamive në shkollat e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani foli duke dhënë dhe një zgjidhje. Ata që kanë ankesa të drejtohen në Gjykatën Kushtetutese.

"Kështu, në qoftë se dikush mendon se po i cenohet ndonjë e drejtë, Osmani kujtoi se “ekzistojnë rrugët ligjore, administrative e kushtetuese që ta adresojnë këtë çështje në të gjitha këto instanca deri tek Gjykata Kushtetuese”.Kjo kushtetutë ka përcaktuar një parim themelor që është parim fundamental mbi të cilin edhe është ndërtuar sistemi ynë juridiko-kushtetues dhe ai është parimi i laicitetit". 

Megjithatë Kushtetuesja në 2011 ka vendosur pro ndalimit të shamisë në shkolla deri në moshën 18-vjeçare pasi një qytetare kërkoi nga institucioni më i lartë i drejtësisë së Kosovës shfuqizimin e masës së ndalimit.

Por përtej këtij vendimi, udhëzimi administrativ që ndalon mbajtjen e shamisë në shkollë e riktheu debatin e 2010.

Bashkësia islame i është drejtuar me një kërkesë kryeministrit Albin Kurti për lejimin e shamive e ai ka shprehur qëndrimin personal se duhet të lejohet prej moshës 16-vjeçare e lart.

Kurti tha se e sheh këtë moshë si pragun dhe të spekteve të tjera veç mbajtjes së shamisë për vajzat myslimane.

Osmani edhe për këtë ide tejet të debatuar në Kosovë e adreson problemin në parlament.

"Nëse kjo çështje lidhet me të drejtën e votës do të kërkojë ndryshim të Kushtetutës sepse ky prag është përcaktuar me Kushtetutë. Çdo ndryshim kushtetues dhe legjislativ do të jetë përfundimisht vullnet i deputetëve të Kosovës dhe unë asnjëherë sikurse tani nuk e kam imponuar vullnetin tim mbi deputetët."

Rritja e pragut të moshës për të votuar është një politikë që ndiqet zakonisht nga forcat politike të majta në shumë vende të Europës.

EMISIONET