Dialogu/ Starova: Pranimi i asociacionit nuk është i thjeshtë, Kurti ka të drejtë, mund të krijohen konflikte

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News,  Arjan Starova ka komentuar takimin e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Aleksandër Vuçiç, ditën e djeshme në Bruksel.

Ai u shpreh  asociacioni është një debat i vjetër dhe pranimi i tij nga Kosova nuk është një çështje e thjeshtë.

Starova u shpreh se është dakord me alternativat e Kurtit, pasi sipas tij ky i fundit nuk shpreh vetëm mendimin e tij por edhe të faktorëve të tjerë politikë.

"Është një debat i vjetër, pranimi i asociacionit nuk është diçka kaq e thjeshtë. I gjithë problemi është te kompetencat. Pala serbe por edhe shqiptarët kanë shqetësimin që pala serbe kërkon kompetenca ekzekutive. Kjo gjë me të drejtë e tremb palën shqiptare. Natyrisht të formohet një  asociacion i tillë me kompetenca ekzekutive është një lloj sikur të krijosh një shtet brenda shtetit, madje e ndërlikon pak më shumë problemin sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një zonë por janë disa zona. Alternativa ë jep Kurti është shumë e drejtë. Duhet diskutuar në detaje dhe kjo kërkon kohën e vetë.

Nuk mund të bëhet aq shpejtë sa do të dëshirohej. Kurti nuk shpreh vetëm mendimin e vetë por të shumë faktorëve të tjerë politikë. Nuk është kaq e thjesht, mund të krijohet një  asociacion por mund të krijohen konflikte të tjera. Nga ana tjetër ka edhe një problem pasi Kushtetuta e Kosovës nuk mund të pranojë krijimin e një   asociacion me këto kompetenca, por duhet parë ana pozitive, ka përpjekje që kjo çështje të diskutohet me ritme të shpejta. Asociacioni nuk është e thjeshtë por duhet diskutuar."

Në lidhje me vendimin e Holandës e cila ka votuar pro mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare për Shqipërinë, Starova theksoi se ishte e papritur teksa shpreson që kjo të mos pengohet nga faktorë të tjerë.

"Vendimi i Hollandës ishte i bafasishëm. Është diçka e mirë. Le të shpresojmë që kjo të konfirmohet edhe me datën 22. Le të shpresojmë që kjo nuk do të pengohet nga problemet që ka Maqedonia me Bullgarinë për çështje identiteti. Është pak I befasishëm. Nuk mendoj se arsyeja kryesore janë zgjedhjet, zgjedhjet kishin probleme. Nëse do fillojë le të ja harrojmë të gjithë dasitë përsa i përket çështjeve politike."

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Anila Kolgjini.

EMISIONET