Dialogu po fillon të japë fryte. Kosova dhe Serbia pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për energji

11 vjet pas fillimit të procesit të dialogut, javën e ardhshme pritet të nënshkruhet marrëveshja për energjinë në veri të Kosovës. Për shkak edhe të presionit të ndërkombëtarëve qeverisë së Albin Kurtit po i kërkohet ta çojë dialogun drejt njohjes reciproke.

Dialogu po fillon të japë fryte. Kosova dhe Serbia pritet të

Kosova dhe Serbia janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së energjisë elektrike për serbët në veri të Kosovës, të cilët që nga paslufta nuk paguajnë faturat e rrymës.

Javën e ardhshme pritet të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me energjinë në veri të vendit në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Qeverisë së Kosovës po i kërkohet që të shfrytëzojë momentin për të kërkuar njohje reciproke nga fqinji i saj verior.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rezarta Krasniqi shprehet kritike për rezultatet e deritanishme të qeverisë Kurti, sidomos në transparencë.

Ndërsa për deputetin e Vetëvendosjes, Haki Abazi problemi në dialog është vetë Serbia dhe zvarritja që ajo po i bën procesit.

Ish-zëvendëskryeministri pretendon lojës së Beogradit i ka ardhur fundi dhe se ndërkombëtarët e kanë kuptuar që Serbia nuk ka vullnet për t’u integruar në BE.

Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se dialogu duhet të ketë një dinamikë të shtuar sidomos pas deklaratës së kancelarit gjerman dhe Parlamentit Evropian për njohje reciproke.

Javën e ardhshme në Bruksel pritet që të takohen dy kryenegociatorët e dy vendeve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.

EMISIONET