Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel përfundon pa marrëveshje për targat, avancojnë me energjinë

Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel përfundon pa marrëveshje

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, që u mbajt këtë të premten në Bruksel nuk solli marrëveshje lidhur me targat e veturave.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak përmes një postimi në Twitter tha se "puna do të vazhdojë".

"Sapo përfunduan takimet e sotme të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por ne kemi bërë përparim në dosjet e tjera duke përfshirë energjinë", shkroi Lajçak.

Delegacionin e Kosovës e udhëheq, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Të dy këta kryenegociatorë mbajtën takime me Lajçakun por nuk pati takim të përbashkët mes tyre.

Diskutimet e sotme kanë vazhduar për temat që janë diskutuar tri javë më parë, duke përfshirë çështjen e targave të makinave.

EMISIONET