Dështon grabitja, dalin pamjet si punonjësit e marketit luftojnë fyt më fyt me grabitësin e armatosur

Dështon grabitja, dalin pamjet si punonjësit e marketit luftojnë

I maskuar dhe me pistoletë në dorë grabitësi hapi derën e marketit, u fut brenda dhe ja drejtoi të parit punëtor që gjeti brenda. Ngjarja u regjistrua të hënën në Gjilan.

Grabitësi e drejtoi punëtorin drejt kasës dhe i kërkoi të nxirrte paratë.

Ky i fundit mblodhi çfarë gjeti dhe teksa u duk se grabitja u realizua me sukses një punëtor i dytë i marketit i del nga mbrapa grabitësit dhe i hidhet mbi armë për ta neutralizuar.

Lufton për disa sekonda i vetëm me të dhe pastaj i vijnë në ndihmë dhe dy punonjës të tjerë që më në fund e shtrijnë në tokë dhe e bllokojnë.

Më pas u lajmërua policia e Kosovës që erdhi në market dhe arrestoi grabitësin.

Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua arma e zjarrit me një karikator.

“I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

Rasti është iniciuar si “grabitje e armatosur”

EMISIONET