Deputetja britanike e ashpër me Daçiç: “Sloba i vogël”, s’kërkoi falje për krimet seksuale gjatë luftërave
Prania e ministrit të Jashtëm të Serbisë në një konferencë për viktimat e dhunës seksuale në Londër është kontestuar jo vetëm nga përfaqësuesja e Kosovës Gërvalla por edhe nga një deputete britanike.
Pas protestës së ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, reagimi i britanikes,
Alicia Kearns ishte më e ashpër me Daçiç se kryediplomatja kosovare, duke e etiketuar si “Slloba i vogël”.
“Kjo është bërë keq dhe gabim” ka thënë ajo lidhur me ftesën e Daçiçit në këtë konferencë.
“Regjimi i Millosheviçit pa përdhunimin e 25,000+ grave muslimane me krime të industrializuara seksuale të luftës në kampet e përdhunimeve. ‘Sloba i vogël’, pseudonimi i Ivica Daçiçit, nuk ka kërkuar kurrë falje për krimet seksuale të luftës të regjimit për të cilin ishte propagandues” ka shkruar ajo në Twitter.
This was badly done, and wrong.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) November 28, 2022
Milošević's regime saw the rape of 25,000+ Muslim women with industrialised sexual war crimes in rape camps.
'Little Sloba', Ivica Dacic's nickname, has never apologised for the sexual war crimes of the regime he was the propagandist for. https://t.co/VQ9nq50fCb