Dënohet me 3 vjet burg deputetja e Vetëvendosjes, shembi objektin në proces legalizimi kur ishte kryeinspektore ndërtimi

Dënohet me 3 vjet burg deputetja e Vetëvendosjes, shembi objektin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi, është dënuar me tri vjet burgim dhe dy mijë euro gjobë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ajo akuzohet se në cilësinë e kryeinspektores së ndërtimit në Prizren, në kohën kur kjo komunë udhëhiqej nga Lëvizja Vetëvendosje, ka shembhur një pjesë të qendrës tregtare "Abi Çarshia" në këtë qytet në një kohë që pronari kishte dorëzuar aplikimin për legalizimin e saj.

Përveç saj është dënuar edhe Islam Thaqi. Kurse të akuzuarit tjerë në këtë rast, Egzona Morina-Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj, dhe Shqipron Krasniqi, janë liruar nga akuza, raportojnë mediat kosovare.

Jetmire Vrenezi u bë deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi fitoi mandatin e parë në zgjedhjet që u mbajtën më 14 shkurt.

EMISIONET