Deliç si nënkryetar kuvendi në Serbi, Osmani: Komandant i brigadës që masakroi mijëra kosovarë

Deliç si nënkryetar kuvendi në Serbi, Osmani: Komandant i

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanika reaguar lidhur me zgjedhjen si një nga shtatë nënkryetarët e parlamentit serb të Bozidar Deliç.

Ky i fundit është një gjeneral në pension i Ushtrisë Jugosllave i cili ishte komandant i Brigadës 549 të Motorizuar, e cila ishte përfshirë në disa nga sulmet më famëkeqe në fshatrat në Kosovë në vitin 1999.

Osmani shkruan se në Kosovë, Saranda Bogujevci, një e mbijetuar e një masakre brutale të regjimit gjenocidal të Serbisë, shërben si nënkryetare e Parlamentit, ndërsa në serbi Deliç.

Osmani: Në Kosovë, Saranda Bogujevci, një e mbijetuar e një masakre brutale të regjimit gjenocidal të Serbisë, shërben si nënkryetare e Parlamentit. Ndërkohë, Parlamenti i Serbisë ka emëruar nënkryetar Bozhidar Deliçin, komandantin e brigadës që masakroi mijëra kosovarë.

Deliç u propozua për postin si kandidat i koalicionit të djathtë të opozitës NADA (Shpresa). Ai është një nga tre nënkryetarët e opozitës dhe u zgjodh me 197 vota, ku përfshiheshin vota nga partitë në pushtet dhe ato opozitare.

EMISIONET