Del VIDEOJA tjetër/ Në restorantin ku darkoi për herë të fundit Liridona Ademaj futet edhe vrasësi i saj

Del VIDEOJA tjetër/ Në restorantin ku darkoi për herë

Është publikuar edhe videoja e momentin kur Granit Plava hyn në restorantin ku po darkonte Naim Murseli, Liridona Ademaj dhe dy fëmijët e tyre, pak para ekzekutimit të Liridonës.

Naim Murseli, dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen.

Ndërsa, Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale vrasja e rëndë.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, derisa Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.”.

EMISIONET