Deklaratat e Grenell për Kurtin/ Krasniqi: E dëmton Kosovën, me këtë qeverisje është shumë e dëmtuar sepse momentalisht është nën sanksionet e Bashkimit Europian
Të dielën e 9 shkurtit Kosova do të zhvilloj zgjedhjet parlmentare. Të nëntat që nga shpallja e Pavarësisë në 17 shkurt të 2008.
Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që prej vitit 2010 pasi paqëndrueshmëria politike e ka çuar vendin disa herë në zgjedhje të parakohshme gjatë viteve të fundit.
Gara e radhës përfshin të paktën 28 subjekte politike, me disa kualicione, dy nisma qytetare dhe 1 kantidat të pavarur, me plotë 1280 kantidatë, përfshirë këtu edhe 6 përfaqësues të komunitetit Serb.
Për të folur për këtë temë, gjithashtu edhe për të komentuar deklaratën e Richart Grenellit për Kurtin, në emisionin "Ora e Betit", ishte i ftuar pedagogu Milazim Krasniqi.
"Është deklaratë në vazhdimësi të deklaratave kritike ndaj Albin Kurtit, zyrtarëve amerikanë që nga Eskobari, Grenelli e gjithë të tjerët, sepse ka një politikë konstante anti-amerikane në qeverinë e Kurtit. Shkallën e anti-amerikanizmit e vlerësojnë amerikanët dhe jo ne. Kur ata thonë që është një politikë e tillë, ajo konsiderohet e tillë.
Normalisht që ajo e dëmton shumë Kosovën dhe Kosova me këtë qeverisje është shumë e dëmtuar sepse momentalisht është nën sanksionet e Bashkimit Europian, ku vetëm vitin e kaluar janë humbur 900 milion euro subvencione. Është edhe nën presionin e Administratës Amerikane. Është në vështirësi komunikimi me gjithë dynjanë dhe në këtë aspekt çdo shqiptar i Kosovës që ka dy kokrra mend në kry, duhet ta mendoj dy herë para se të mendojë se kjo deklaratë mund të kaloj ashtu", u shpreh Krasniqi.