Covid në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orë por rekord infektimesh

Covid në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orë por

Kosova regjistroi këtë të hënë një rekord infektimesh me koronavirus.Ministria e Shëndetësisë raportoi për 728 raste të reja në 5,297 testime të kryera.  

Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në raportin ditor thuhet se edhe 99 pacientë janë shëruar nga sëmundja COVID-19, ndërkaq raste aktive janë 5,118.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,156 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Që prej nisjes së fushatës së imunizimit, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 796,246 persona.

Ndërkaq, 33,156 persona kanë marrë dozën përforcuese, ndërsa me dozë të tretë janë imunizuar 2,169 qytetarë.

Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.

Ndërkaq, dozën përforcuese dhe atë të tretë mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh.

EMISIONET