Censusi në Preshevë, Mustafa: Shqiptarët këtu do të kalojnë numrin e parashikuar, regjistrimi legjitimon kërkesat tona

Në Serbi po vijon procesi i regjistrimit të popullsisë ku prej gati dy dekadash për  shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë mbetur dhe pak ditë nga mbyllja e censusit serb.

Ragmi Mustafa, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, thotë se regjistrimet e shqiptarëve në Preshevë do të kalojnë numrin e parashikuar.

Mustafa  u shpreh se “me këtë regjistrim legjitimojmë kërkesat tona për të realizuar të drejtat tona individuale dhe kolektive”.

Ragmi Mustafa: Procesit të regjistrimit të popullsisë po i vjen fundi është në përmbyllje. Që pas vitit 2011 kur ishte bojkotuar regjistrimi, në listat zyrtare të Republikës së Serbisë figurojnë 1118 shqiptarë nga Presheva, Bujanovci e Metvegja dhe 5809 shqiptarë nga e gjithë Serbia. Ajo që për ne është e rëndësishme është se kjo legjitimon qasjen tonë politike se jemi rreth 100 mijë shqiptarë dhe duhet të kihen shërbimet e nevojshme për këta shtetas.

“Regjistrimet e shqiptarëve në Preshevë do të kalojnë numrin e parashikuar. Me regjistrim jemi kundër diskriminimit. Me këtë regjistrim legjitimojmë kërkesat tona për të realizuar të drejtat tona individuale dhe kolektive.”

EMISIONET