Bytyçi: Minishengeni nuk e njeh Kosovën, Rama shërbëtor i projektit të Vuçiçit

I ftuar në RTV Ora, analisti Enver Bytyçi shpreh se BE-ja ka pasur vëmendje për Ballkanin Perëndimor dhe për integrimin e tij.

Sipas tij, që do të kishte një rritje të mundësive për integrimin nëse do të nxiteshin vendet që të njohin Kosovën dhe që edhe Kosova të integrohet në këtë union.

Bytyçi: BE-ja ka pasur vëmendje për Ballkanin Perëndimor dhe për integrimin e tij, por mendoj se pas pandemisë është rritur investimi dhe ky interesim. BE-ja do që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen. Sigurisht që do të kishte një rritje të mundësive për integrimin nëse do të nxiteshin vendet që të njohin Kosovën dhe që edhe Kosova të integrohet në këtë union. Duke i dhënë fund kështu konfliktit dhe duke rikthyer paqen në rajon. Pa zgjidhjen e problemit të Kosovës, as Serbia nuk ka të ardhme në rajon dhe as në instancat në Evropë.

Bytyçi tha se nuk është se Albin Kurti nuk e njeh Minishengenin, por ky i fundit nuk e njeh Kosovën dhe se Serbia nuk pranon që Kosova të integrohet në BE dhe iniciativat rajonale si shtet i pavarur.

Bytyçi: Minishengeni dhe bashkëpunimi rajonal janë të kushtëzuara me zgjedhjet politike në rajon. Duhet që të krijohet paqe dhe stabilitet në rajon pa cenuar sovranitetin dhe kufijtë. Nuk është se Albin Kurti nuk e njeh Minishengenin, por ky i fundit nuk e njeh Kosovën. Jo sepse Serbia nuk pranon që Kosova të integrohet në BE dhe iniciativat rajonale si shtet i pavarur. Dhe sa kohë nuk e njeh Serbia Kosovës, nuk mund të ketë asnjë nismë rajonale. Një gjë të tillë duhet ta kuptojë më së pari kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe pse nuk po e kupton deri më tani. Edhe për dënimin e Kasapit të Ballkanit nuk kishte një reagim sepse deri këtu janë marrëdhëniet me Serbinë, aq sa nuk  denoncojnë gjenocidet e kalibrit të tillë.

Bytyçi theksoi se duket se Rama nuk e ka kuptuar se minishengeni nuk e njeh Kosovën dhe se nuk e ka kuptuar që me projekte të tilla ndodh zhvlerësimi dhe izolimi i Kosovës.

Bytyçi: Duket se Rama nuk e ka kuptuar se minishengeni nuk e njeh Kosovën. Rama nuk e ka kuptuar që ndodh zhvlerësimi dhe izolimi i pavarësisë së Kosovës. Nuk mund të ketë nisma të tilla rajonale kur kryeministri i Serbisë vjen në Shqipëri dhe e trajton Kosovën si pjesë integrale të Serbisë. Minishengeni nuk është projekt i Ramës, por i Vuçiçit. Sigurisht që Rama nuk do ta pranojë se është bashkëpunëtor dhe shërbëtor i Vuçiçit, por flet për ide të tilla që e nxjerrin jashtë lojë Kosovën, duke i përfunduar integritetin e saj si shtet. Prandaj Rama si lider duhet të këmbëngulë dhe të insistojë për njohjen e Kosovës nga Serbia.

EMISIONET