Bytyçi: Draft-marrëveshja Kosovë-Serbi jo përfundimtare dhe jo e obligueshme ligjërisht

Bytyçi: Draft-marrëveshja Kosovë-Serbi jo përfundimtare

Në një intervistë për RT Ora, Seb Bytyçi, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare u shpreh se draft-marrëveshja për planin franko-gjerman nuk është ligjërisht e detyrueshme.

Ai tha se i vjen keq pasi aty nuk flitet për një marrëveshje përfundimtare dhe nuk është ligjërisht e obligueshme për të dyja vendet, ashtu sikurse do ta kërkonte një marrëveshje përfundimtare.

Bytyçi: Mund të quhet një pajtim për të mos u pajtuar. Nuk ka njohje direkte, pro vetëm njohje të simboleve dhe dokumenteve, por kjo varet nga faktorë të tjerë si rritja i numrit të njohjeve nga shtetet e tjerë dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë mbetet një dokument që nuk ndryshon shumë nga dokumentet që janë nënshkruar më herët mes vendeve. Nuk llogaritet si marrëveshje përfundimtare dhe duhet vazhduar dialogu drejt një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ky është drafti i një marrëveshjeje që të pritet të nënshkruhet tash dhe të vazhdohet dialogu drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Për mua kjo është një çështje problematike, sepse kjo nuk është ligjërisht e obligueshme, duke iu dobësuar cilësuar kësaj marrëveshje tash. Në këtë marrëveshje flitet për vetëqeverisjen e komuniteti serb që mund të interpretohet si shumë gjëra, po ashtu edhe asosacionin. Sigurisht që është një term që do të shfrytëzohej nga Serbia për të bërë një shtet brenda shtetit dhe për të minuar shtetin e Kosovës.

EMISIONET