Bërnabiq: Nuk mund të diskutohen propozime të reja pa u themeluar Asociacioni

Bërnabiq: Nuk mund të diskutohen propozime të reja pa u themeluar

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se nuk mund të diskutohen propozime të reja për Kosovën, pa u zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndër të tjera themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka njoftuar televizioni serb “RTS”.

Bërnabiq i ka thënë këto fjalë gjatë takimit me kryeministren e Francës, Elisabeth Borne. Ajo ka demantuar deklaratat e presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i cili tha sot në Shkup se propozimi franko-gjerman është pranuar.

“Prishtina duhet të fillojë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kjo është pikënisja para së gjithash. Së dyti, nëse marrëveshja nuk zbatohet dhe Prishtina nuk i përmbush obligimet e saja me Marrëveshjen e Brukselit, atëherë nuk e di kush do të garantojë ndonjë m,arrëveshje tjetër”, ka thënë Bërnabiq.

Ajo ka thënë se është me rëndësi të themelohet Asociacioni, e serbët të kthehen në institucione të Kosovës.

“Të kemi hapësirë dhe stabilitet shtesë për të diskutuar disa propozime tjera, për ta vazhduar dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, tha Bërnbviq./koha.net/

EMISIONET