Asociacioni, ministri serb Rashiç thirret në SHBA

Presioni ndaj Prishtinës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, vijon të jetë i lartë. Ministri Nenad Rashiç është thirrur për të diskutuar në SHBA për këtë çëshjte. Por pavarësisht optimizmit të anëtarit të kabinetit të qeverisë së tij për një zgjidhje, Albin Kurti i qëndron idesë se çështja mund të zgjidhet brenda kornizës së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Asociacioni, ministri serb Rashiç thirret në SHBA

Finalizimi i marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, vijon të jetë në vendnumëro dhe larg zbatimit.

Për të arritur në një marrëveshje prëfundimtare të kthyer në një problem në diskutimet Prishtinë-Beograd, Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, është thirrur në SHBA këtë çështje.

“Pres të jetë një takim i mirë”, tha Rashiç për Radion Evropa e Lirë.

Për krijimin e këtij Asociacioni është rënë dakord në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet në Bruksel.

Dy vite më pas, në vitin 2015, palët janë dakortësuar për parimet e Asociacionit, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar më pas se disa prej tyre nuk janë në përputhje me ligjet e Kosovës, megjithëse ka evidentuar se ato të mund të harmonizohen.

Pikërisht ky është edhe qëndrimi Ministrit Rashiç, zbatimi i marrëveshjes, i harmonizuar me  rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës mund të hartojë një dokument, që do t’i përmbushte obligimet e marra me Marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociacionit dhe, në të njëjtën kohë do të ishte në përputhje me ligjet e Kosovës.

Por pavarësisht optimizmit të Rashiç, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se kjo çështje mund të zgjidhet brenda kornizës së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

EMISIONET