Asnjë kompromis për negociatat, opozita maqedonase i thotë jo BE-së
Në Shkup dështuan përpjekjet për kompromis mes kryeministrit dhe liderit të opozitës përsa i përket diskutimeve mbi planin francez që hap negociatat me Bashkimin Europian. Kryetari i VMRO-DPMNE-se deklaroi se i kishte ofruar kreut të qeverisë refuzim te draftit në kwmbim të tërheqjes së tij nga zgjedhjet e parakohshme, por kryeministri Kovaçeski nuk pranoi ofertën.
Takimi mes Kryeministrit te Maqedonise se Veriut Dimitar Kovaçevski dhe liderit të opozitës Hristjan Mickoski mbyllet pa kompromis për propozimin Frances që mundëson heqjen e vetos Bullgari dhe hapjen e negociatave për Shkupin dhe Tiranën zyrtare.
Mickovski beri me dije se i kishte propozuar kreut të qeverisë të refuzojë këtë propozim në këmbim të tërheqjes së tij nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme
Mickovski: Kovaçevski të refuzojë propozimin dhe unë do ta tërheq kërkesën për zgjedhje të parakohshme. Për mua personalisht, dhe për VMRO-DPMNE-në, këto dy dokumente nuk janë të pranueshme.
Ndërsa kryemiministri Kovaçeski ne konkluzionet pas takimit me kryetarin e VMRO-DPMNE-së tha se drafti francez i vë çështjet dypalëshe dhe historike jashtë kornizës së negociatave. Çështjet e hapura -tha i - duhet të mbyllen, por do të kemi kohë për këtë derisa të jenë dinjitoze për të dyja palët. Ai garantoi se gjuha maqedonase është absolutisht e pastër dhe e barabartë me gjuhët e tjera të BE-së pa asnjë fusnotë.
Kovaçevski: Është koha për vendime të mençura dhe burrështetas, jo për politikë ditore. Ne kemi një propozim që përfshin vëzhgimet tona dhe pikëpamjet e shprehura qartë dhe nuk duhet të kemi asnjë shqetësim për këtë.
Me herët partia më e madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut përmes një tubimi përpara godinës qeveritare, e ka quajtur propozimin e bërë nga Franca si të dëmshëm për identitetin maqedonas.