Artan Grubi në listën e zezë amerikane, Snopçe: Qeveritë e mëparshme në RMV, kanë qenë të korruptuara
Deputeti shqiptar në kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Halil Snopçe në një intervistë në Ora News u shpreh se në Maqedoninë e Veriut qeveritë e mëparshme kanë qenë shumë të korruptuara.
Snopçe: Luftën e pakompromis kundër korrupsionit gjithnjë e kemi thënë se për shkak se dihet se qeveritë e mëparshme në Maqedoni dhe jo vetëm e fundit kanë qenë qeveri shumë të korruptuara.
Jo rastësisht indeksi i perceptimit të korrupsionit në Maqedoni ishte në shkallë më të ulët të mundshëm.
Jo rastësisht ambasadorja e SHBA-së në një prononcim të saj publik tha që në Maqedoni kemi një pandemi të korrupsionit.
Pra korrupsioni është një sëmundje e shtetit dhe duhen të merren masa.
Sanksionet amerikane për korrupsion prekin një numër të konsiderueshëm njerëzish.
Në listën e zezë është vendosur ish zv kryeministri.