Ambasadori "non grata" serb i shkruan letër presidentit malazez, kërkohet me urgjencë dëbimi

Ambasadori "non grata" serb i shkruan letër presidentit malazez,

Ministri i Jashtëm malazez, Ranko Krivokapiç i ka dërguar një mesazh urgjent Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi. Krivokapiç ku ka kërkuar që t’i ndalohet hyrja në vend Vladimir Bozhoviçit, ambasadorit të Serbisë, i cili është shpallur persona “non-grata”. Gjithashtu nëse ai ndodhet në territorin malazez ai të dëbohet menjëherë.

Një vendim i tillë u bë public pasi u mësua se në emër të presidentit Gukanovic kishte mbërritur një letër nga ana e presidentit serb Aleksandër Vuçiç lidhur me tragjedinë e Cetinjës.

Letra kishte mbërritur në zyrën e presidentit sot nga adresa e emailit e Vladimir Bozovic i cili e kishte prezantuar veten si ambasadori serb në Malin e Zi.

Edhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç thotë se ambasadori i Serbisë, Vladimir Bozovic është person ‘non grata” dhe ky urdhër mbetet në fuqi.

Bozoviç u shpall person nongrata në nëntor të 2020 nga qeveria e Malit të Zi me argumentin se vazhdimisht kishte vënë në dyshim pavarësinë e Malit të Zi me interpretimet e tij të historisë”.

Menjëherë pas këtij edhe Serbia dëboi ambasadorin malazez, raporton Ora News.

“ Lëvizja e sotme paraqet një akt tjetër mosrespektimi ndaj institucioneve të Malit të Zi. Është e papranueshme që Vladimir Bozhoviç të përdorë ngjarjen tragjike në Cetinje për të vazhduar praktikën e tij të përfaqësimit të rremë dhe shkeljes së konventave ndërkombëtare. Me këtë rast, Kabineti i Presidentit do të kërkojë veprime të caktuara nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Brendshme duke përfshirë ndalimin e hyrjes dhe daljes nga territori i Malit të Zi nga V. Bozhoviç. Vërejmë se një letër me të njëjtën përmbajtje është përcjellë për herë të dytë gjatë ditës nga adresa e-mail zyrtare e Ambasadës së Serbisë në Mal të Zi, tha presidenca shkruajnë vijesti.

EMISIONET