Ambasadori amerikan në Beograd: Putin e shiti Serbinë kur përmendi Kosovën

Ambasadori amerikan në Beograd: Putin e shiti Serbinë kur

I dërguari i Uashingtonit në Serbi ka komentuar deklaratën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili tha se po njihte dy të ashtuquajtura republika në rajonin e Donbasit duke u bazuar te precedenti i Kosovës.

Ndërsa përmendi mosvendosjen e sanksioneve ndaj Moskës nga presidenti i vendit Aleksandër Vuçiç për agresionin në Ukrainë, ambasadori  Christopher Hill tha se Rusia e shiti Serbinë kur përmendi Kosovën.

"Serbia duhet të vendosë nëse marrëdhëniet me Rusinë i ka të mira dhe nëse ato i kanë shërbyer interesave të serbëve. Kur Putin përmendi Kosovën si frymëzim për planin në Ukrainë kjo dukej e çuditshme për shumicën. Nuk jam i sigurt se Rusia u interesua për Serbinë, nuk e ka bërë as më parë dhe veçanërisht tani.Ukraina dhe Kosova janë situata shumë të ndryshme dhe ajo që ndodhi në Kosovë në 1999 nuk duhet të lidhet me atë që po ndodh sot në Ukrainë. Kosova dhe Serbia janë vende fqinje, serbët jetojnë atje dhe ka shumë gjëra të rëndësishme për Beogradin në Kosovë. Fqinjët e mirë duhet ta zgjidhin këtë. Mënyra e duhur është dialogu dhe negociatat më ndërmjetësimin e BE".

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd e tha prerë se Kosova dhe Ukraina nuk janë e njëjta gjë siç ka dëshirë ta trajtojë presidenti Putin.

Diplomati po ashtu bëri thirrje që Kosova dhe Serbia ti nënshtrohen procesit të dialogut për të vendosur një marrëveshje përfundimtare.

Nga Beogradi ai theksoi se Serbia duhet të bëjë zgjedhjen e jetës dhe tani është momenti.

Sipas tij Beogradi ka vetëm një rrugë, ajo është Perëndimi dhe Bashkimi Europian.

EMISIONET