Ambasadorët për planin franko-gjerman: Miratim unanim nga SHBA-BE

Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Beograd deklarojnë se plani i vendeve që përfaqësojnë ka miratimin unanim të SHBA-BE dhe krijon një dinamike të re në marrëdheniet mes Serbisë e Kosovës. Ata kërkojne që Prishtina e Beogradi të zbatojnë marrëveshjet e arritura për Asociacionin dhe kthimin e serbëve në institucione.

Ambasadorët për planin franko-gjerman: Miratim unanim nga SHBA-BE

 “Plani franko gjerman synon normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Për të ka unitet mes BE-së dhe SHBA-së dhe se udhëheqësit e Prishtinës dhe Beogradit janë të informuar mirë për këtë”.

Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Beograd, Pierre Cochard dhe Anke Konrad, kanë dalë me këtë deklaratë të përbashket në një intervistë për gazetën vendase 'Danas'.

Ata thane se bëhet fjalë për një dinamikë të re politike dhe vënien sërish në tryezë të objektivave themelore që janë të qarta: normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës serbe në Kosovë.

Ambasadorët  e dy vendeve që kanë hartuar planin për paqe kanë folur dhe për krizën e fundit në veri të Kosovës, duke sugjeruar se opsioni i një konflikti të ri as që duhet imagjinuar.

Diplomatët europianë bënë thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, duke përfshirë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kthimin e serbëve në institucione.

Një ditë më parë i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, tha se propozimi franko-gjerman është rruga më e mirë për të çuar përpara marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve, drejt një paqeje të qëndrueshme.

EMISIONET