Albin Kurti, Ramës: Na duhet bashkërendim më i mirë i politikave dhe veprimeve në çështjet rajonale e politikat e jashtme
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bën thirrje që bashkëpunimi mes dy shteteve tona në kohën e paqes duhet të rindezë entuziazmin që pati në kohën e luftës për çlirim.
Albin Kurti: Sfidat janë të shumta dhe situata politike botërore duket shumë e rënduar. Ne mund ta lexojmë më mirë dhe më qartë kur problemet shfaqen më haptas dhe orientimet gjeopolitike shfaqen më hapur jo vetëm në burimet e tyre historike dhe gjeologjike.
Sot bashkëpunimi mes dy shteteve tona në kohën e paqes duhet të rindezë entuziazmin që pati në kohën e luftës për çlirim.
Marrëdhënia mes dy vendeve tona janë dëshmi se kur nuk ekzistojnë problemet e pazgjidhura politike suksesi i marrëdhënieve në të gjitha fushat e tjera është i garantuar.
Është dëshmi se bashkëpunimi integrimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm në të gjithë rajonin sigurohet duke zgjidhur problemet politike në fillim e jo në fund.
Lënia për fund e mbajtja pezull e zgjidhjes së problemeve esencial politike mban pezull mosbesimin e ndërsjelltë esencial.
Kurti nënvizoi se duhen zgjidhur problemet politike në fillim e jo në fund dhe se në këtë situatë politike "duhet bashkërendim më i mirë i politikave dhe veprimeve në çështjet rajonale e politikat e jashtme"