“Akt terr*rist!”/ Osmani reagon ashpër për sulmin në Zubin Potok: Bandat kriminale serbe e kanë humbur çdo betejë me institucionet

“Akt terr*rist!”/ Osmani reagon ashpër për sulmin në

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas shpërthimit që ka ndodhur sonte në kanalet e Ibër-Lepencit.

Kryetarja e Shtetit ka deklaruar se bandat kriminale serbe do të humbasin sërish në “në përpjekjet e tyre për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste”.

“Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës. Do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste. Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike”, tha Osmani.

EMISIONET