Aksioni në Kosovë/ Gashi: Ishte planifikuar para një viti, s’pyesim të tjerët për luftën ndaj kontrabandistëve

Avokati Tomë Gashi, ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e  Policisë së Kosovës kundër kontrabandës i cili sot u zhvilluar në disa komuna përfshirë edhe në pjesën veriore, ku rezultoi i suksesshëm në konfiskimin e mallrave dhe arrestimin e personave.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, ai thotë se aksioni ishte planifikuar një vit më parë, ndërkohë shton se përveç në Mitrovicë ka pasur dhe bastisje në Pejë e Prishtinë.

Tomë Gashi: Për të luftuar kontrabandën qeveria e Kosovës duhet të dërgojë njësitë speciale. Aksioni i policisë sonë sot është planifikuar para një viti, por duket se ka pasur dhe rrjedhje të informacionit. Kemi pasur interpretime jo vetëm në pjesën Veriore të Mitrovicës por edhe në pjesën jugore . Kemi pasur bastisje dhe në Prishtinë dhe në Pejë.

Ai thotë se në mesin e 8 personave të arrestuar ishin shqiptarë, serbë dhe boshnjakë. Në lidhje me reagimet që kanë ardhur nga ndërkombëtarët, avokati tha se Kosova nuk duhet të pyes njeri në lidhje me aksionet që zhvillohen për të tilla situata.

Tomë Gashi: Rezultat i kësaj është arrestimi i 8 personave kontrabandist, janë 6 shqiptarë, një serb dhe një boshnjak. Serbët kanë qenë  të përgatitur dhe kanë pasur edhe rezistencë. Po të mos ishte policia jonë e përgatitur ngjarja mund të ishte shumë më e rëndë. Policët e lënduar nuk janë në gjendje të rëndë dhe aksioni quhet i suksesshëm ka përfunduar por s’ka qenë i suksesshëm 100%.  Kosova nuk duhet të pyes njeri në lidhje me aksionet që zhvillon për kontrabandistët.  Ka qenë imponim i zbatimit të ligjit. Policia nuk është përgjigjur me masa të dhunshme por është përgjigjur me masa më të buta se sa mund të ishte për të mbrojtur aksionin.

Në lidhje me reagimin e Vuçiç, ai tha se Presidenti serb luan në letrën e përdorimit të territorit të Serbisë  për çdo gjë që ndodh në Kosovë.

Tomë Gashi: Vuçiç luan në letrën e përdorimit të territorit të Serbisë  për çdo gjë që ndodh në Kosovë. Ai paraqitet si mbrojtës i serbëve të Kosovës, por duket se më tepër u shkakton dëme sesa i ndihmon.

Aksioni i sotëm ishte ndryshe, dhe ishte luftim i kontrabandës, dhe ne nuk mund të krijojmë një oazë për kriminelë që sjellin mallra me qindra miliona, dhe kjo ka ndodhur për më tepër se 20 vite. Për këtë arsye edhe ka qenë një reagim i organizuar i qytetarëve serb, por nuk mundën ta ndalnin  operacionin e policisë.

EMISIONET