Aksion i madh kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it

Aksion i madh kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të

Policia e Kosovës po zhvillon një operacion kundër krimit të organizuar në disa lokacione.

Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar me substanca narkotike në lidhje me veprat penale: ‘pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve’ dhe ‘pastrimi i parave’.

Pas përfundimit të operacionit policor, në të cilin po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it, autoriteteve të Belgjikës, Francës e Holandës, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të njoftojnë publikun përmes një komunikatë të përbashkët.

EMISIONET