Aksidentohet një autobus në rrugën Gjilan, plagosen tre persona

Aksidentohet një autobus në rrugën Gjilan, plagosen tre persona

Një autobus është aksidentuar mbrëmjen e kësaj të marte (21 qershor) në rrugën Gjilan-Ferizaj, ku si pasojë tre persona janë plagosur.

Sipas mediave të Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:20.

Lajmin e  ka bërë me dije  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur pasi autobusi ka këputur telat e rrymës elektrike.

“Ju njoftojmë se rreth orës 21:20 në rrugën e Ferizajt, ka ndodhur një aksident ku i përfshirë është një autobus i cili ka këputur telat e rrymës dhe një korsi ka qenë e bllokuar për pak kohë. Sipas hetimeve janë lënduar lehtë tre persona”, ka thënë Hashani.


EMISIONET