Aksidenti tragjik në Gjermani, humb jetën 25-vjeçari shqiptar

Aksidenti tragjik në Gjermani, humb jetën 25-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në Gjermani, ku si pasojë ka humbur jetën 25-vjeçari shqiptar nga Kosova.

Lajmin e kanë bërë të ditur të afërmit e të riut në një postim që kanë bërë në rrjetet sociale, teksa njoftojnë se Lirim Adem Krasniqi, për fat të keq ka mbetur i vdekur në një aksident automobilistik.

“Te nderuar, shoke, miq e dashamire, Me dhimbje te thelle ju njoftojmë për humbjen tragjike ne një aksident komunikacioni ne Gjermani te djalit te vëllaut, Lirim Adem Krasniqi!

Lirimi i axhës, na ike ne lulet e rinise, e na le te mërzitur për jetë si 25 vjeçar. Për procedurat e mëtejshme te varrimit dhe te pames ju njoftojë, te pikëlluar, familja Krasniqi” shkruajnë të afërmit.

Aksidenti tragjik në Gjermani, humb jetën 25-vjeçari shqiptar

EMISIONET