Aksidenti tragjik me Ferrari/ Momenti para se makina luksoze të përplasej me pemën

Aksidenti  tragjik me Ferrari/ Momenti para se makina luksoze të

Mediet greke kanë publikuar pamje nga momenti para se makina luksoze e vëllait të deputetes, të përplasej me një pemë.

Në video shihet makina luksoze "Ferrari" që lëviz në korsinë e djathtë dhe parakalon makinat e tjera,  pak para momentit fatal kur shoferi humbet kontrollin dhe për pasojë përplaset me pemën dhe vdes.

Policia rrugore ka nisur hetimet për rrethanat e aksidentit, pritet të marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët okularë, të mbledhë materiale nga kamerat e rrugës.

Brenda Ferrarit ndodhej edhe bashkëshortja e biznesmenit 45-vjeçar, e  cila i shpëtoi vdekjes, duke  dalë  nga dritarja e makinës pak para se mjeti luksoz të përfshihej nga flakët.

Bashkëshortja, e cila arriti të dalë nga makina dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nikeas.

Mësohet se 45-vjeçari është nxjerrë nga makina nga një shofer rastësor, i cili ndodhej pas Ferrarit dhe pa aksidentin fatal nga afër.

Xhorxhis  Monogyios ishte baba i dy fëmijëve , të cilët për fat të mirë nuk ndodheshin në automjetin luksoz.

Sipas medieve greke kjo ishte xhiroja e parë dhe e fundit e 45-vjeçarit, pasi mësohet se viktima kishte blerë makinën tip "Ferrari" vetëm një ditë para aksidentit tragjik.

 

EMISIONET