Aksidenti tragjik me 10 viktima/ Kryeministri i Kroacisë anuloi të gjitha aktivitetet, shkon viziton të plagosurit

Aksidenti tragjik me 10 viktima/ Kryeministri i Kroacisë anuloi të

Kryeministri i Kroacisë, Andej Plenkoviç, ka anuluar të gjithë aktivitetet pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku humbën jetën 10 shqiptarë të Kosovës dhe u plagosën disa të tjerë.

Ai ka shkuar menjëherë për të vizituar të lënduarit, ndërkohë që më pas në një deklaratë për mediat, tha se Kroacia do i ofrojë ndihmë Kosovës.

Ai ka shtuar se aksidenti i ditës djeshme ishte tragjik.

"Një aksident me të vërtetë i rëndë, nuk kemi pasur një aksident si ky për shumë vite. Ne do të bëjmë gjithçka është e mundur. Ne do të ndihmojmë kudo që të mundemi,  të gjitha shpenzimet do të jenë të mbuluara nga ne. Do të sigurohemi që të gjithë të ndihen rehat gjatë qëndrimit të tyre këtu. Jo të gjithë do të jenë në gjendje të shkojnë në Kosovë në të njëjtën kohë, ka familje, disa janë të plagosur, disa nuk janë, ne do të ndihmojmë me transportin dhe në të gjitha mënyrat që nevojiten”- tha ai. 

Përveç Kryeministrit, Ministri i Brendshëm Davor Božinović, Ministri i Shëndetësisë Vili Beroš, Ministri i Punëve të Jashtme Gordan Grlić Radman dhe Ministri i Mbrojtjes Mario Banožić ndodhen në Slavonski Brod.

EMISIONET