Aksidenti me 10 viktima në Kroaci, polici: Ishte plot, më i rëndi që kam parë

Aksidenti me 10 viktima në Kroaci, polici: Ishte plot, më i rëndi

Një aksident i rëndë me 10 viktima ndodhi sot rreth orës 6:20 pranë Slavonski Brod, Kroaci.

Në aksident është përfshirë një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe i cili kishte rreth 60 pasagjerë.

Të paktën dhjetë pasagjerë kanë vdekur dhe dhjetëra u plagosën gjatë rrëzimit të autobusit jashtë rrugës bën me dije policia kroate.

Ndërkohë, një polic kroat i cili ndodhej në vendin e ngjarjes tha se në autobus ishin rreth 60 persona dhe aksidenti ishte ndër më të rëndët që ka parë.

“Ishte plot”, tha ai duke bërë me dije se rreth 30 persona janë dërguar me urgjencë në spital për mjekim.

Ai thotë se mosha e të vdekurve dhe të plagosurve ende nuk dihet gjersa nuk dëshironte të spekulonte për këtë.

“Ky është një aksident i rëndë automobilistik. Unë mendoj se është një nga më të vështirët që kam parë”, shtoi ai.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh raportohet se ka shkruar në vendin e ngjarjes.

 

EMISIONET