Aksidenti fatal në Nju Jork i merr jetën 23-vjeçares shqiptare shtatzënë, makina drejtohej nga i dashuri i dehur, u bë shoshë
Një 23-vjeçare nga Hasi i Kosovës humbi jetën në një aksident tragjik mëngjesinn e të dielës në Staten Island NYC teksa mjeti që drejtohej nga i dashuri i saj po shqiptar humbi kontrollin dhe u përplas me një mur pengues dhe më pas një shtyllë duke u ndarë në dysh.
Siç raportojnë mediat e huaja, Adem Nikeziq, 30 vjeç, po drejtonte mjetin me rreth 100 km/h në gjendje të dehur.
Përplasja ka qenë e fortë sa mjeti është ndarë në tre pjesë ndërsa Adriana Sylmetaj ka dalë jashtë mjetit duke gjetur vdekjen në vend.
Mësohet se ajo ishte shtatzënë dhe së bashku me Adem Nikeziq prisnin të bëheshin prindër të një vajze në muajin prill.
Nikeziq mbeti gjithashtu i plagosur dhe u dërgua në spital. Policia i ka komunikuar arrestin.
Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.
“Unë nuk e kuptoj se si shtylla [e shërbimeve] është ende në këmbë”, tha për The Post Mario Basso, 31 vjeç, pronar i H20 Auto Spa pranë vendit të përplasjes.
“U godit aq fort.”
Precedentët
Nikeziq ishte arrestuar në vitin 2017 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe me patentë të pezulluar, thanë burimet policore për Daily News. Ndërsa në vitin 2019 ai u arrestua edhe për drejtimin e mjetit me leje të pezulluar dhe rezistencë ndaj arrestit.
Çfarë thotë vëllai i viktimës
Vëllai i një 23-vjeçares ka treguar se e motra ishte shumë e emocionuar që do bëhet nënë.
“Ajo u emocionua kur mësoi se do të bëhej nënë. Ishte diçka e re për të. Ajo mezi priste të shihte fëmijën të lindte”, tha Al Sylmetaj për New York Daily News.
“Ata po mendonin për emrat, por nuk mendoj se kanë marrë ndonjë vendim. Ata po planifikonin gjithashtu një baby shower.
Nikeziq, probleme me alkoolin
Al Sylmetaj ka treguar se Nikeziq dehej shpesh pas humbjes së të atit.
"Kisha këtë ndjenjë se rezultati do të ishte i tillë. Sa herë që paraqitej, ishte nën ndikimin, jo se ishte i pakontrollueshëm, por se si e artikulonte veten. Ai gjithmonë më pyeste nëse doja të shkoja të pija një pije. Ditëlindja ime sapo kaloi dhe ai po më ftonte të dilnim për të pirë një pije, por unë thjesht thashë jo faleminderit".
Në homazhet e postuara për Sylmetaj në internet, Nikeziq u cilësua si ‘turp për komunitetin shqiptar’.
“Ai do të largohet për pjesën tjetër të jetës së tij dhe kjo është pak për atë copë m**i”, tha për shtypin një i afërm i pikëlluar e Sylmetajt jashtë shtëpisë së saj të dielën.
“Ata nuk mund ta shpëtonin foshnjën”, tha ai.
“Nuk do të jemi kurrë mirë. Asnjëri prej nesh. Ne kemi përjetuar një tragjedi të tmerrshme”.