Abazoviç shkarkohet këtë muaj / Gjukanoviç dhe socialdemokratët nisin punën për mocionin e mosbesimit

Partia e Millo Gjukanoviç dhe socialdemokratët janë zotuar që të rrëzojnë qeverinë e Dritan Abazoviçit pasi shqiptaro-malazezi firmosi në fshehtësi të ashtuquajturën marrëveshje themelore mes Podgoricës dhe Kishës Ortodokse Serbe. Malazezët dyshojnë se marrëveshja zhbën identitetin kombëtar.

Abazoviç shkarkohet këtë muaj / Gjukanoviç dhe

Edhe pak ditë duket se i kanë mbetur Dritan Abazoviç në krye të qeverisë së Malit të Zi. Ai pritet të shkarkohet gjatë muajit gusht pas firmosje së të ashtuquajturës Marrëveshja Themelore mes qeverisë malazeze dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Ashtu siç paralajmëruan, Partia Demokratike e Socialistëve e udhëhequr nga presidenti Millo Gjukanoviç u zotua që të nisë një mocion mosbesimi për shkarkimin e shqiptaro-malazezit.

36 deputetë të parlamentit paraqitën në procedurën parlamentare inicimin e mocionit të mosbesimit për shkarkimin e tij nga post i kryeministrit.

Në reagimin e e tyre, Demokratët Socialistë thanë se Abazoviç ka shkelur interesat kombëtare të Malit të Zi.

"Siç kemi njoftuar, DPS do të nisë sot iniciativën për votimin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi. Nisma është e hapur për të gjithë ata që gjithashtu besojnë se qeveria është e papërgjegjshme ndaj interesave kombëtare të Malit të Zi".

 

Sipas partisë më të madhe në vend, marrëveshja me Patriarkanën e Beogradit do të shfuqizohet nga qeveria e re.

"Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re".

Menjëherë pasi 36-vjeçari njoftoi në rrjetet sociale nënshkrimin zyrtar të Marrëveshjes, reagoi edhe Partia Socialdemokrate që gjendet në koalicionin qeverisës.

Jo vetëm që janë të vendosur për shkarkimin e Abazoviç, por madje e quajnë një iniciativë të vonuar.

"Kemi kohë që e paralajmërojmë këtë skenar, si dhe për faktin që qeveria duhet të largohej shumë më herët përpara se t’i jepej mundësia për këtë lloj zhvillimi".

Dritan Abazoviç ishte politikani i parë në rajon që i bëri mbledhjet e qeverisë transparente për publikun, por firmosja në fshehtësi e një marrëveshjeje kaq të kontestueshme, si kjo mes Kishës Ortodokse dhe Serbe, bëri që ai të cilësohet tradhëtar i kombit.

EMISIONET