Abazi: Prioritet anëtarësimi i Kosovës në NATO, Serbia është zgjatim i Rusisë në Ballkan

Në një intervistë për RTV Ora, deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi u shpreh se Lajçakut duhet t’i kujtohet se zgjatja e proceseve nuk sjell zgjidhje.

Ai tha se balancimi i së keqes së Serbisë me Kosovën nuk është tregues i paqes dhe zhvillimit. Dhe se prioritet përbën anëtarësimi i ushtrisë së Kosovës në NATO.

Abazi: Lajçakut duhet t’i kujtohet se zgjatja e proceseve nuk sjell zgjidhje. Balancimi i së keqes së Serbisë me Kosovën nuk është tregues i paqes dhe zhvillimit. Prioritet përbën anëtarësimi i ushtrisë së Kosovës në NATO. Thembra e Akilit, është se në këtë rast Kosova do të mbrohej duke qenë aty për dialogun dhe jo për shantazhet e Serbisë. Nëse mund të pajtohem më Ramën, është se nuk mund të eksportohen në mënyrë direkte lufta e Ukrainës në kornizimin e çështjeve të Ballkanit, por rajoni ka qenë pre e propagandës dhe luftërave.

Abazi shtoi se Serbia është e qartë se është zgjatim i interesit rus në Ballkan dhe se mjafton njëra palë për të nisur luftë, e nxituar edhe nga Rusia.

Abazi: Serbia është e qartë se është zgjatim i interesit rus në Ballkan. Për luftë mjafton vetëm një palë dhe ne kemi parë se Serbia ka qenë gjithmonë e gatshme të eksperimentojë e të hyjë në luftë e mbështetur nga aleanca ruse. Kosova nuk është e interesuar për luftë dhe nuk do të bëhet viktimë e një lufte të nxitur nga Serbia. Vuçiç do të ishte i interesuar për Ballkanin e Hapur dhe për lëvizjen e qytetarëve e heqjen e barrierave, nuk do të kishte nevojë për konferenca. Por kjo është një lojë e dyfishtë e tij për të blerë kohë me agjenda të shumta.  

EMISIONET