Protestat në Shkup/ 47 policë të lënduar, kryeministri bën thirrje për të ndalur dhunën

Protestat në Shkup/ 47 policë të lënduar, kryeministri

Në ditën e katërt të protestave kundër propozimit të ri francez për heqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut me BE-në protestat në këtë vend janë shkallëzuar.

Nga përballja e protestuesve me policinë kanë mbetur të lënduar 47 policë, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Në godinat e Parlamentit, Qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme janë thyer shumë dritare dhe është dëmtuar fasada.

Gjatë protestës policia ka ndaluar disa protestues, nuk dihet numri i saktë i të ndaluarve.

KETU LAJMETY MINUTE PAS MINUTE

Kovaçevski: Nuk do të lejojmë të na përsëritet 27 prilli

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski vlerëson, se dhuna e shprehur para institucioneve të shtetit nuk është fytyra e vërtet e Maqedonisë evropiane, e një vendi anëtar i NATO-s. Edhe pse protestat janë një e drejtë demokratitke për një qytetar, dhuna e shprehur në to nuk mund të arsyetohet.

"Dhuna dhe urrejtja nuk janë dhe nuk mund të jenë zgjidhje e asnjë problemi. Manipulantëve dhe shfrytëzuezve të njerëzve për t'i plotësuar apetitet e tyre politike u them, mos keqpërdorni të rinjtë në protesta të dhunshme. 27 prilli nuk do të përsëritet ", deklaroi Kovaçevski.

LSDM dhe BDI: Nuk do të tolerojmë destabilizimin e vendit

LSDM, partia në pushtet akuzon opozitën për protestat e dhunshme duke vlerësuar se VMRO-DPMNE dhe E Majta po mundohen me çdo kusht të destabilizojnë shtetin, të pengojnë procesin e integrimeve evropiane, duke punuar për interesa të të tjerëve.

"Institucionet dhe qytetarët nuk do të lejojnë sjelljen destruktive të VMRO-DPMNE-së dhe Të majtës të kërcënojnë të ardhmen evropiane të shtetit, nuk do të lejojnë që shoqëria të kthehet në izolim dhe ndarje”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Edhe partia shqiptare në pushtet BDI dënoi ashpër dhunën dhe incidentet antievropiane që ndodhën në protestën e organizuar nga VMRO-DPMNE dhe E Majta para Kuvendit dhe Qeverisë.

"Në momentet vendimtare për vendin, në momentet kur po shkruhet historia dhe po hidhen themelet e rrugës europiane  nuk duhet të lejohet të devijojmë nga rruga e miqësisë euro-amerikane dhe integrimi evropian në asnjë moment”, thuhet në reagimin e BDI-së./DW

Protestat në Shkup/ 47 policë të lënduar, kryeministri

EMISIONET