4 vjet e gjysmë burgim për Nasim Haradinajn, flet gruaja e tij: Asnjë grimë s’jom mërzit, as ai, as unë kur është atdheu në pyetje

4 vjet e gjysmë burgim për Nasim Haradinajn, flet gruaja e tij:

Bashkëshortja e Nasim Haradinajt, Xhejlanja, ka thënë se vendimi me 4 vjet e gjysmë burgim për burrin e saj ka qenë i pritur.

Ajo deklaroi se Gjykata e Hagës është e padrejtë dhe shumë raciste.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Ky vendim për mua ka qenë i pritur, pasi që Nasimi është marr padrejtësisht prej fillimit, s’kam pritur diçka tjetër. Kjo gjykatë është e padrejtë dhe shumë raciste, sot edhe e tregoj veten”, tha ajo.

Bashkëshortja e Nasimit po ashtu tregoi se ka biseduar me burrin e saj mëngjesin e sotëm, dhe tha se ka qenë i qetë.

“Nasimi ka thirr në ora 7, ka qenë i qetë. S’ka hiç drejtësi, kështu që ishim të përgatitur. Të ishte bërë e kundërta isha befasuar edhe unë edhe ai. Është e vështirë, por jemi mësuar të ballafaqohemi me kësi sene. Më është dukur sikur Serbia është ka dënon. Nasimi më tha "për mua është me rëndësi Kosova me qenë mirë, populli me qenë mirë, atdheu me qenë mirë”, deklaroi ajo.

“Asnjë grimë s’jom mërzit, as ai, as unë kur është atdheu në pyetje”, shtoi më tej Xhejlanja.

EMISIONET