17 vite shtet/ Isufi: Në veri janë vendosur për herë të parë flamujt e Kosovës

17 vite shtet/ Isufi: Në veri janë vendosur për herë të

Republika e Kosovës festoi ditën e djeshme 17-vjetorin e pavarësisë. Më 17 Shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik.

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte gazetari Venhar Isufi, i cili ndër të tjera foli edhe për përjetimet e kësaj dite të rëndësishme.

" Ka qenë një ditë e veçantë. Është 17 vite që nga pavarësia e Republikës së Kosovës.

Normalisht është një ndryshim i situatës por kësaj rradhe 17 shkurti e gjeti Kosovën nën një pozicion shumë më ndryshe në aspektin e zgjedhjeve sepse e kemi një ngërç politik në këtë çështje, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Përveç kësaj e shohim që në këto 17 vite shtet ka ndryshime, sidomos në këto 4 vitet e fundit.

Në veri janë vendosur për herë të parë flamujt e Kosovës", u shpreh Isufi.

 

EMISIONET