Atentat në Vushtrri, humbet jetën 19-vjeçari në Kosovë

Atentat në Vushtrri, humbet jetën 19-vjeçari në

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve që ka marrë nga të shtënat me armë të dielën në Vushtrri.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin për mediat, duke theksuar se viktima është kosovar rreth moshës 19 vjeçare.

“Sonte, rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja  ka ndodhur në  rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri.

Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë  e plagëve të  pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar.

Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë  në  kërkim  të  personit të  dyshuar”, ka thënë ai./ Gazeta Express/ 

EMISIONET