Krim në familje/ Gruaja e plagos me thikë, burri e vret dhe e hedh nga ballkoni

Krim në familje/ Gruaja e plagos me thikë, burri e vret dhe e hedh nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Qipro. Një grua ka plagosur me thikë bashkëshortin.

Siç raportohet gruaja ka marrë një thikë dhe e ka plagosur bashkëshortin e saj, i cili më pas e ka goditur me thikë dhe e ka hedhur në rrugë nga ballkoni i banesës.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Gruaja ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti është dërguar në spital, i cili është jashtë rrezikut.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të vrasjes.

EMISIONET