“Atentat” ndaj liderave të opozitës në Kosovë, Ibishi: Autoritetet kanë nisur hetimet për rastin
Në një intervistë për RTV Ora, eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi u shpreh se kërcënimi për atentate ndaj krerëve të opozitës në Kosovë është tashmë nën hetim nga policia.
Ai tha se ndërkohë situata në Kosovë është serioze përballë në kërcënimi serioz ndaj deputetëve dhe 2 krerëve të partive.
Ao shtoi se po ashtu janë thirrur organet e drejtësisë dhe hetuesit që të marrin masat e duhura për këtë rast dhe se akoma nuk ka dyshime konkret e për motivet.
Ibishi: Gjithë ky planifikim i atentatit ndaj kreut të LDK-së dhe 3 deputetëve opozitarë, si dhe kreut të PDK-së dhe një deputeteje nga kjo parti, është çuar rasti në polici dhe janë filluar hetimet. Ditën e djeshme një portal doli me të dhëna të caktuara, duke thënë se një gjë e tillë është e sajuar. Ndërkohë që situata është serioze përballë në kërcënimi serioz ndaj deputetëve dhe 2 krerëve të partive. Thuhet se kërcënimi u zbulua në një inteligjenca e huaja. Nuk ka të dhëna të tjera konkrete sepse çështja është në fazën e hetimit.
Po ashtu janë thirrur organet e drejtësisë dhe hetuesit që të marrin masat e duhura për këtë rast. Pa spekuluar se me çfarë lidhen këto atentate, nuk mund të dilet në përfundime lidhur me motivet. Mund të përmendet edhe përfolja e një organizate të ndihmuar nga islamikët, por gjithsesi nuk mund të merret seriozisht një gjë e tillë, pasi janë duke vazhduar hetimet nga autoritetet për të zbardhur rastin.