Krim brutal në Greqi, 45-vjeçari digjet për së gjalli dhe varet në shtyllë

Krim brutal në Greqi, 45-vjeçari digjet për së gjalli dhe

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Kallitheas në Katerini, Greqi.

Një burrë u gjet i djegur me një kapuç në kokë dhe i lidhur në një shtyllë.

Të martën pasdite, 15 qershor, Departamenti i Policisë në Katerini mori një telefonatë nga një banor i Kallithea, i cili gjeti trupin e një burri pas varrezave.

Një kalimtar lokalizoi trupin dhe, i frikësuar telefonoi menjëherë Departamentin e Policisë në Katerini.

Ekzaminimi fillestar zbuloi se burri ishte djegur i gjallë. Sipas medieve greke raportohet se viktima është një 45-vjeçar i varur nga droga, ndërsa ishte zhdukur që nga e hëna.

Policia po heton ngjarjen për zbardhjen e plotë të rrethanave.

EMISIONET