Raiffeisen Bank i dhuron 40 mijë euro Ministrisë së Shëndetësisë për të përballuar situatën e Covid-19

Raiffeisen Bank i dhuron 40 mijë euro Ministrisë së

Raiffeisen Bank është bashkuar me përpjekjet e institucioneve shëndetësore për të përballuar situatën Covid-19 në Shqipëri duke dhuruar një fond prej 40 mijë eurosh në ndihmë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Si një institucion i dedikuar të japë kontributin për shërbimin ndaj komunitetit, veçanërisht në fushën e shëndetësisë, Raiffeisen Bank e sheh këtë dhurim si përmbushje të përgjegjësive dhe detyrimeve të saj të përgjegjësisë sociale.

Në ceremoninë e dorëzimit të këtij donacioni ishte e pranishme Zv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Dr. Mira Rakacolli dhe Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank Z. Christian Canacaris.

Jam i kënaqur që kam mundësinë të japë sot mbështetjen tonë me këtë donacion duke i'u përgjigjur kësaj emergjence të shëndetit publik dhe sfidave të vazhdueshme me të cilat po përballet sistem i shëndetësor në këtë situatë të pazakontë. Shpresoj që ky donacion do t’ju vijë në ndihmë për blerjen e pajisjeve të domosdoshme për të përballuar këtë situatë dhe për të ndihmuar në shpëtimin e sa më shumë jetëve.

Gjej rastin të përgëzoj Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të gjithë personelin mjekësor që janë në vijën e parë për punën heroike që po bëni çdo ditë. Ne kemi dhënë vazhdimisht kontributin tonë në fushën e shëndetësisë dhe jemi të përkushtuar që të vazhdojmë edhe në të ardhmen të mbështesim projekte të tjera, si pjesë e përgjegjësisë sonë sociale të korporatës”, tha në fjalën e tij Z. Canacaris.

Gjate fjalës së saj Zv. Ministrja e Shëndetësisë Dr.Mira Rakacolli u shpreh: “Shumë faleminderit Raiffeisen Bank dhe çdo biznesi për përgjegjësinë sociale të treguar në këto ditë të vështira të përballjes me Covid19. Të tilla pandemi luftohen duke qenë të gjithë bashkë, duke dhënë të gjithë kontributin tonë. Padyshim që donacioni që ju po kryeni sot do të shkojë në shërbim të luftës me këtë pandemi për të fuqizuar akoma më tej kapacitetet tona".

Vendi Lajme Aktualitet raiffeisen bank

EMISIONET