Raiffeisen Bank i dhuron 40 mijë € Ministrisë së Shëndetësisë për Covid-19

Raiffeisen Bank i dhuron 40 mijë € Ministrisë së

Raiffeisen Bank ka dhuruar një fond prej 40 mijë eurosh për t’i ardhur në ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë në mënyrë që të forcojë kapacitetet e saj. Zv.Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, vlerësoi kontributin e vazhdueshëm që kjo bankë ka dhënë.

Raiffeisen Bank është bashkuar me përpjekjet e institucioneve shëndetësore për të përballuar situatën e Covid-19, duke dhuruar një fond prej 40 mijë eurosh në ndihmë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Si një institucion i dedikuar të japë kontributin për shërbimin ndaj komunitetit, veçanërisht në fushën e shëndetësisë, Raiffeisen Bank e sheh këtë dhurim si përmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësisë sociale.

Zv. Ministrja e Shëndetësisë Z.Mira Rakacolli shprehu mirënjohjen e saj për këtë donacion duke e vlerësuar kontributin e vazhdueshëm që Raiffaisen Bank ka dhënë.

Drejtori i Përgjithshëm i Raiffaisen Bank, Christian Canacaris, u shpreh se do të vazhdojnë të mbështesin projekte të tjera edhe në të ardhmen.

Ekonomi Shendetësi koronavirusi ne shqiperi Financa raiffeisen bank

EMISIONET