“Qyteti jo real”, ekspozita me skulptura gjigande që marrin jetë në ekran

“Qyteti jo real”, ekspozita me skulptura gjigande që marrin

Një ekspozitë e quajtur “Qyteti jo real” ka shtuar kuriozitetin për artdashësit në Londër.  Skulptura gjigande shfaqen në brigjet e lumit Thames, por ato mund të shihen vetëm nëpërmjet telefonit ose tabletit, jo me sy të lirë.

 “Qyteti jo real” është ekspozita  e çelur në këtë fillim viti në brigjet e lumit Thames të Londrës.

Bëhet fjalë për një realitet fiktiv që zbulon skulptura të padukshme me sy të lire. Instalacionet në përmasa të mëdha shfaqen pasi të skanoni nëpërmjet telefonit ose tabletit kodin që tregon këtë dimension të ri të artit.

Skulpturat gjigande dhe shumëngjyrëshe marrin jetë vetëm në ekran.

Ekspozita ofron një mënyrë të sigurt, "të dematerializuar" për të shijuar artin në sferën publike, shpjegon kuratori i shfaqjes, Daniel Birnbaum.

 “Kjo periudhë është një sfidë për të gjithë ne artistët dhe me mundësi të limituara. Por kjo formë funksionon, pasi me qindra njërëz janë bërë pjesë e këtyre shfaqejeve, me skultpura që qendrojnë edhe mbi lumë.”

Me muzetë e mbyllur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për shkak të kufizimeve të koronavirusit, realiteti fiktiv ofron një shfaqje kurioze për të gjithë artdashësit.

Kultura Lajme Ekspozita londer ekspozite

EMISIONET