Kjo fundjavë në të gjithë Shqipërinë ka sjellë një mot me reshje të dendura bore dhe temperatura me minus. Ky Shën Valentin edhe këtë vit në qytetin e Korçës u festua me një mot të ftohtë dhe shumë borë.
Fotot e siguruara nga Olsi Hajdini na sjellin panoramën fantastike nga qyteti i serenatave.
Mirëpo, temperaturat -11 gradë celsius nuk i kanë penguar qytetarët që të dalin dhe të shkrepin fotot e tyre.