Një qytetar i cili është i infektuar me Covid-19, Gjergji Kulla, ka postuar një foto në rrjetin social ‘Facebook’ dhe shprehet se është një nga eksperiencat e tij më të vështira.

Ai shkruan se po e fiton këtë sfidë dhe shumë shpejt pritet që të bashkohet me jetën e përditshme.

Statusi i tij:

Përshëndetje miq, kushërinj, shoke, dashamire dhe bashkepunetore.

Kam qe ne date 20 gusht qe po ndeshem me Covid19.

Jam i shtruar  ne spitali covid 1 qe ne date 01.09.2020.

Eshte nga eksperiencat me te veshtira qe kam kaluar ne jete ku jeta dhe vdekja luftojne se kush do triumfoje.

Shyqyr zotit ja kam hedhur te keqijave dhe pres tju bashkohem ne jeten e perditshme sa me shpejt.

Ruajuni nga Covid miq,respektoni rregullat.